Befasi moti në vikend me përzierje shiu e bore

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 07:47
Befasi moti në vikend me  përzierje shiu e bore

Mot i ngrohtë e kryesisht me diell prashihet të mbajë në vend ditën e shtunë, sipas “Mendimi për Motin.

Temperaturat në mëngjes do të jenë paksa më të ulëta deri në 0C e 2C, ndërsa ditën rriten deri në 17C e 19C, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, të dielën në pjesë më të larta të vendit reshjet e shiut shndërrohen në borë deri në mëngjesin e së hënës. 

“Mbetet mot i ngrohtë ditën e diel me 17C, porse frynë edhe erë më e fuqishme jugperëndimore me hove mbi 15m/s.  Ditën kalojnë vransira, e më vonë kalimi i frontit të ftohtë sjell reshje shiu dhe një rënie të temperaturatës, që në pjesë më të larta të vendit reshjet e shiut shndërrohen në borë deri në mëngjesin e sës hënës.  Përzierje shiu e bore mund të pritet edhe në pjesë të larta të Prishtinës.  Ditën e hënë më pasa do të ketë edhe intervale me diell, mirëpo temperaturat zbresin në 10C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )