Viti: Një burrë gjendet i vdekur afër një objekti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 08:40
Viti: Një burrë gjendet i vdekur afër një objekti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një burrë është gjetur i vdekur afër një objekti dje në Viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekje e dyshuar. Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)