Prenin ilegalisht dru në pyll, arrestohen 5 persona në Bërrnicë e Epërme të Prishtinës

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 09:26
Prenin ilegalisht dru në pyll, arrestohen 5 persona në Bërrnicë e Epërme të Prishtinës

Pesë persona janë arrestuar për prerje të drunjëve në pyll në fshatin Bërrnicë e Epërme, në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dy prej tyre ishin të mitur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E PYLLIT- Fsh. Bërrnicë e Epërme, Prishtinë 22.03.2024-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se disa persona janë duke i prerë dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore ku kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy nga te dyshuarit të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)