O’Brien: Mbajtja përgjegjës e autorëve të Banjskës duhet të ndodh shpejt

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 13:29
O’Brien: Mbajtja përgjegjës e autorëve të Banjskës duhet të ndodh shpejt

Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, ka folur për situatën e sigurisë, kërcënimin e fundit të Aleksander Vuçiq dhe videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti për ushtarët serbë në afërsi të kufirit me Kosovën, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se SHBA ia ka bërë të qartë Serbisë që individët që kanë qenë të përfshirë në sulmin e Banjskës duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, duke thënë se presin që kjo të ndodhë së shpejti.

“Pra, nga palës serbe ne ia kemi bërë të qartë se individët që u përfshinë në aktet e shtatorit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Dhe ne presim që kjo të ndodhë dhe të ndodhë së shpejti. Qeveria serbe tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash që nga 24 shtatori, dhe ne i mirëpresim ato, duke përfshirë shkarkimin e kreut të agjencisë së inteligjencës, zhvendosjen e bazës së trupave prapa dhe ofrimin e disa garancive për aktivitetin në veri. Por ne duam të shohim që këto tensione të mbeten të ulëta, dhe kështu disa nga këto aktivitete janë ato që ne do të preferonim të mos ndodhin”, ka thënë James O’Brien.

(Kosova Sot Online)