Një person gjendet pa shenja jete në këtë vend

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 09:17
Një person gjendet pa shenja jete në këtë vend

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Poshtme në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“HETIM MBI VDEKJEN – Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)