26-vjetori i Epopesë së Dukagjinit kujtohet me ceremoni

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 12:39
 26-vjetori i Epopesë së Dukagjinit kujtohet me ceremoni

Sot u bënë 26-vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar fshatin.

Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Për shënimin e kësaj dite po mbahet një ceremoni.

(Kosova Sot Online)