Ky është personi që u gjet i vdekur sot, raportohet se është vëllai i kryetarit të Istogut

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 20:45
Ky është personi që u gjet i vdekur sot, raportohet se është vëllai i kryetarit të Istogut

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjurakoc të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Vktima është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual të Komunës, Ilir Ferati.

I riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

(Kosova Sot Online)