Pas një nate me borë, kështu parashikohet të jetë moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 07:50
Pas një nate me borë, kështu parashikohet të  jetë moti sot në Kosovë

Sot është parashikuar të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës deri në orët e mëngjesit, kur edhe do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pra, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

Në zonat malore, konkretisht në jug parashihet të bie prej 20-30 cm borë e re, njofton Meteo Kosova.

(Kosova Sot Online)