Prishtinë: Një person raporton se vetura e tij në lëvizje u godit nga një predhë e armës

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 09:30
Prishtinë: Një person raporton se vetura e tij në lëvizje u godit nga një predhë e armës

Një person ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje, nga një drejtim i panjohur, automjeti i tij është goditur nga një predhë e armës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM- Rr. Tirana, Prishtinë / 24.03.2024-19:40. Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)