Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Rahovec

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 10:57
Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, rreth një kilometër nga shtëpia e saj në Ratkoc, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor mbrëmë njoftoi se kishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi deri në orët e hershme të mëngjesit, por shkaku i motit të ligë nuk kanë mund ta gjejnë.

Sot, familjarët së bashku me fshatarët e kanë gjetur në një fushë të fshatit.

(Kosova Sot Online)