Prizren: Vetura godet një këmbësor, arrestohet shoferi

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 11:45
Prizren: Vetura godet një këmbësor, arrestohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)