Rohde: Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë

  • E.k /
  • 25 March 2024 - 13:41
Rohde: Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, i cili i tha kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq se është kontradiktore kur kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ndërkohë kundërshton anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Europës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Knaus shkroi të shtunën se Bërnabiq po kërkon nga Kosova përmbushjen e një zotimi që nuk është i lidhur me anëtarësimin e vendit në KiE.

“Asnjë anëtari të KiE -përfshirë Serbinë- nuk iu tha kurrë se ekziston vetëm një mënyrë për t’i mbrojtur të drejtat e pakicave”, shkroi ai.

Ambasadori gjerman u pajtua me këtë.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e kësaj dëmton procesin e dialogut”, shkroi Rohde.

(Kosova Sot Online)