38-vjeçari nga Drenova raporton se gruaja e tij 24-vjeçare është larguar nga banesa

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 14:34
38-vjeçari nga Drenova raporton se gruaja e tij 24-vjeçare është larguar nga banesa

Një 38-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e policisë në Korçë, se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa, përcjell “Kosova Sot Online”.

38-vjeçari, banues në fshatin Drenovë ka denoncuar se është larguar bashkëshortja, S.A., 24-vjeçe.

Tutje, Policia ka njoftuar se po punohet për ta gjetur 24-vjeçaren.

“Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38-vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24-vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”,-njofton policia.

(Kosova Sot Online)