Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli, Ishte arratisur në Greqi

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 15:13
Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli, Ishte arratisur në Greqi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është arrestuar në komunën e Zubin Potokut derisa kishte tentuar të pajiset me pasaportë dhe patentë shofer me të dhëna të rreme.

Më 7 qershor ai është regjistruar me të dhëna të rreme si D.B, i lindur në vitim 1980, shtetas i Kosovës. Ai kishte marrë letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

“Personi i dyshuar (i njëjti), tashmë me datën 07.06.2013, përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme si D. B. i lindur në vitin 1980 në Mitrovicë si shtetas i Kosovës, ku edhe është pajisur me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi.”

Ndërsa, më 5 janar 2021 ai kishte aplikuar për t’iu vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale, ku edhe kanë nisur dyshimet.

I dyshuari ka dalë që është një i arratisur në Greqi, me inicialet G.S. dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL’i.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor, dhe pas masës së ndalimit policor, personit të dyshuar me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online)