Gjykata shqyrton kërkesën e Sali Berishës

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 15:31
Gjykata shqyrton kërkesën e Sali Berishës

Apeli i Gjykatës së Posaçme në Shqipëri sot do të shqyrtojë kërkesën për leje të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për të shkuar në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një muaj më parë, shkalla e parë e kësaj gjykate e ka refuzuar këtë kërkesë duke arsyetuar se Berisha duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga SPAK.

Avokatët e Berishës argumentojnë se duke qenë se ish-kryeministri është deputet, është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prej muajit dhjetor, Sali Berisha është në masën e sigurisë “arrest shtëpie” i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.


(Kosova Sot Online)