Ky është mesazhi i Viola von Cramon për Brnabiqin

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 20:13
Ky është mesazhi i Viola von Cramon për Brnabiqin

Eurodeputetja Viola von Cramon ka repikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pais Brnabiq akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas Brnabiqit, përkundër kësaj, Kosovës nuk po i pengohet rruga për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Por Viola von Cramon i ka thënë Bërnabiqit që ajo është pro Asociacionit, por shton se Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura më anëtarësimin në Këshilli e Evropës. 

(Kosova Sot Online)