Kica: Roli i deputetit nuk është të mbroj hajni të dyshuar

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 20:41
Kica: Roli i deputetit nuk është të mbroj hajni të dyshuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar për dyshimet rreth parregullsive në rezervat shtetërore.

Ajo ka treguar përmes një postimi në Facebook, si iu ka thënë deputetëve të VV-së se duhet të ketë kallëzim penal ndaj ministres së Tregtisë Rozeta Hajdari nëse vazhdon sipas saj ‘të fsheh këto dyshime”.

Roli i deputetit nuk është të mbroj HAJNI të dyshuar. Sot u thash deputetëve të VV se duhet bërë KALLËZIM PENAL, nëse Ministrja Hajdari vazhdon të fsheh, e këta vazhdojnë ta mbrojnë. E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon. Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?”.

“Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionoj. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim.  Ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata? Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.  Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi.

(Kosova Sot Online)