Mjeku jep detaje si nisi helmimi i nxënësve shqiptarë nga regjimi serb

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 21:31
Mjeku jep detaje si nisi helmimi i nxënësve shqiptarë nga regjimi serb

Doktori Ali Lahu, ka thënë se për herë të parë helmimet kishin nisur më 15 mars 1999, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, thotë se pacientët e parë ishin paraqitur më 19 mars për të kërkuar ndihmë.

Ai ka rrëfyer sesi kishte ndodhur rasti i helmimit.

“Me të hyrë në klasë nxënësit ballafaqohen me një erë jo të këndshme, me një erë që nuk kishte qenë prezent më parë. Menjëherë lajmërojnë kujdestarin e klasës, dhe ai thërret drejtorin. Pastaj kujdesi i klasës, drejtori dhe nxënësit kërkojnë me gjetë nga po vjen ajo erë, më pas gjejnë një lëngë në formë të vajit nga vinte ajo erë e keqe. Kjo ishte më 15 mars”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)