Gashi: Mostrat e nxënësve të helmuar nga regjimi serb ishin vjedhur

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 21:54
Gashi: Mostrat e nxënësve të helmuar nga regjimi serb ishin vjedhur

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se mjeku Benedet kishte thënë se mostrat e gjakut të nxënësve të helmuar në vitin 1990 ishin vjedhur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Benedet në një intervistë që e jep në vitin 1990, thotë që mostrat e gjakut që i kemi çu në Zagreb e Lubljanë mi kanë vjedhë, mostrat e gjakut”.

“E shpjegon që janë vjedhë”, tha Gashi.

“Nuk kemi intervista prej atyre njerëzve, por më e rëndësishme sesa shifrat me emra e mbiemra e më të rëndësishme sesa rrëfimet e viktimave janë analizat laboratorike. Ne ato s’kemi mujt mi pa sepse nuk ka pas kushte në Kosovë, ato janë bo në Beograd, në Zabgreb dhe në Francë, kanë pas edhe probleme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)