Prishtinë: U prezantua rrejshëm si polic dhe ekspozoi një thikë, arrestohet një person

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 09:21
Prishtinë: U prezantua rrejshëm si polic dhe ekspozoi një thikë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se thika është konfiskuar.

“Prishtinë / 25.03.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë. Thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)