Obiliq: Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje, digjet tërësisht

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 10:31
Obiliq: Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje, digjet tërësisht

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarje ka ndodhur dje në Obiliq.

Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Njoftimi i Policisë:

ZJARRVËNIE

Obiliq / 25.03.2024 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit. Perveq dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedure te rregullt.

(Kosova Sot Online)