Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë nesër në Kosovë

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 11:21
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë nesër në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, do ta vizitojë nesër Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ai pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 16:30.

“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë vizitën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)