Bytyqi: Serbia vazhdimisht i then rregullat në samite ndërkombëtare

  • S.A /
  • 26 March 2024 - 11:27
Bytyqi: Serbia vazhdimisht i then rregullat në samite ndërkombëtare

Profesori i njohur Seb Bytyqi, e ka komentuar deklaratën e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor në Londër,e cila i theu rregullat duke bërë deklaratë politike, transmeton "Kosova Sot Online".

Bytyqi tha se nuk është hera e parë që përfaqësuesit e Serbisë e bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi mësu me këso lloj sjelljesh nga përfaqësuesit e Serbisë. Se di sa ja vlen t’i komentojmë është e rëndomtë të ketë këso intervenime, sjellje, që më shumë e tregojnë mentalitetin në Begorad”, tha ai.

“Nëse ka pasur nevojë të ketë përgjigje për ndonjë akuzë, duhet të adresohet ajo mirëpo siç thash duhet të kemi parasysh që në gjitha formuet ka intervenime të tilla nga Serbia, nuk duhet të jemi të befasuar”, vijoi ai.

Ai theksoi se në këtë se organizimi i samiteve të ngjashme nuk do të thotë se sjellë investime direkte.

“Sa i përket investimeve konkrete nuk mendoj që ndikon shumë. Investimet e pasojnë zhvillimin në një shtet, ato nuk e paraprijnë zhvillimin… Takime të tilla nuk ndikojnë në investime por në koordinim e diskutim të axhendave e prioriteteve që secili shtet i ka”, tha ai.

(Kosova Sot Online )