Drejtori i policisë thotë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 11:56
Drejtori i policisë thotë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se përgjatë vitit 2023, policia është ballafaquar me një ambient kompleks të sigurisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoxha tha se situata e përgjithshme në territorin e Kosovës bazuar në zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe më gjerë vlerësohet të jetë e qetë.

Hoxha theksoi se pjesën veriore të Kosovës situata e sigurisë edhe më tutje mbetet e brishtë.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ai përmendi disa prej rasteve më të rënda kriminale, përfshirë këtu sulmin në Banjskë e kidnapimin e tre zyrtarëve policor kufitar.

“Situata e përgjithshme në Republikën e Kosovës bazuar në zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe më gjerë vlerësohet të jetë e qetë, megjithatë në pjesën veriore të Kosovës edhe më tutje, situata e sigurisë edhe më tutje mbetet e brishtë. Policia gjatë vitit 2023 është ballafaquar me një ambient komples të sigurisë marrë për bazën dinamikën e kërcënimeve të sigurisë siç janë incidentet kriminale, sulmet terroriste, protesta të dhunshme e kërcënimet hibride. Vlen të përmenden disa prej rasteve më të rënda kriminale përgjatë vitit 2023. Sulmet më datën 26 maj të vitit 2023 ndaj policisë, qytetarëve dhe gazetarëve, sulmi më datë 29 maj ndaj policisë e pjesëtarëve të KFOR-it, kidnapimi i tre zyrtarëve policorë kufitar me datë 14 qershor dhe sulmi terrorist në Banjskë ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Hoxha.

(Kosova ot Online)