Malaj: Dhembja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 13:39
Malaj: Dhembja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se masakra e Krushës së Madhe e lidhi mbarë botën në pikëllim dhe në vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe paqe,përcjell “Kosova Sot Online”.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, tha ai.

Malaj tha se “Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën”.

“Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)