Dimal Basha kritikon Policinë: Ka zyrtarë që nuk e vendosin rripin e sigurisë, nuk është imazh i mirë

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 13:51
Dimal Basha kritikon Policinë: Ka zyrtarë që nuk e vendosin rripin e sigurisë, nuk është imazh i mirë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha në Komisionin për Çështje të Sigurisë ka ka pasur disa kritika drejt Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, ku tha se ka raste kur sheh zyrtarë policor duke pirë duhan në vetura, duke thënë se nuk është imazh i mirë për policinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Basha tha se ka raste kur vetë zyrtarët policor nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë.

“Është shumë e vështirë me dënu një qytetarë kur t’i vet nuk i përmbush rregullat që t’i përcakton ligji”, shtoi tutje Basha.

“Duhet të bëjmë hala më shumë. Numrat flasin dhe janë kokëforte. Kam edhe vërejtjet e mia. Ka raste kur sheh policë duke pirë duhan në veturë, e që nuk është imazh i mirë për policinë, ka raste kur vetë ata nuk e vënë rripin e sigurisë. Është shumë e vështirë me dënu një qytetarë kur t’i vet nuk i përmbush rregullat që t’i përcakton ligji. Pastaj, e kam vërejtur një fenomen që bëjnë ndalesa të automjeteve në rreth-rrotullime, apo e në autostradë në disa vende, që kur i sheh ata krijojnë më shumë pasiguri se sa që janë duke u kujdesur për shpejtësinë aty”, tha Basha.

(Kosova Sot Online)