Ndihen dridhje të lehta të tokës në Gjilan

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 18:35
Ndihen dridhje të lehta të tokës në Gjilan

Raportohet se dridhje të lehta të tokës janë ndjerë sot pasdite në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas ‘Meteo Kosova’, tërmeti është ndjerë në fshatin Uglar, teksa magnituda është 2.7 shkallë të Rihterit.

“Tërmet në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit me magnitudë prej 2.7 shkallë të Rihterit në orën 17:45!”, thuhet në njoftim.

Dridhjet e tokës i kanë konfirmuar edhe disa qytetarë në Facebook, të cilët thanë se tërmeti u ndje edhe në fshatin Zhegër.

(Kosova Sot Online)