Gërvalla: Marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 21:00
Gërvalla: Marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka deklaruar se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, pavarësisht se mbi disa tema nuk pajtohen plotësisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, zonja Gërvalla tha se “ka disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik”, duke shtuar se “vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë”.

(Kosova Sot Online)