Ramabaja: Komandantët milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 21:50
Ramabaja: Komandantët milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja tha se disa komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së.

“Milionerët komandantë, nuk po flas për 100, por 3-4-5 komandantë milionerë i kanë hedhë hije të keqe UÇK-së dhe ne do të duhej që ta bëjmë ndarjen mes komandantëve individualë dhe UÇK-në ta ruajmë”, tha Ramabaja.

“Përpjekja për ta përvetësuar ose fyer është njëkohësisht e dëmshme, UÇK do të duhej t’ia lëmë historisë…”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)