Nga VV thonë se vendimi për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga ShBA-ja

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 08:23
Nga VV thonë se vendimi për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga ShBA-ja

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci ka thënë se vendimi i Bankes Qendrore të Kosovës për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne e kemi pasur edhe komunikime të vazhdueshme edhe nga ana e BQK-së, së bashku edhe me ambasadën amerikane dhe deklaratat e ambasadorit amerikan, asnjëherë nuk është kontestuar vendimi. Ka pasur vetëm thirrje në mënyrë që të bëhet sa më praktike që qytetarët të jenë në gjendje t’i pranojnë këto mjete pa vështirësi potenciale, andaj është lënë një kohë e vazhdueshme që të ketë themelime të institucioneve bankare, prezencë të degëve të le të themi mikrofinancave, dhe aspekte të tjera të cilat e fasilitojnë si proces. Mirëpo çështja e kontrollit financiar besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është për sigurinë e përgjithshme dhe përgjegjësitë që ka BQK-ja”, tha Statovci.

(Kosova Sot Online)