Vetaksidentohet një kamion i madh, bllokohet rruga Carralevë- Duhël

  • E.k /
  • 27 March 2024 - 08:30
Vetaksidentohet një kamion i madh, bllokohet rruga Carralevë- Duhël

Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se sot ka ndodhur një vetaksident në rrugën Carralevë- Duhël, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”.

Si pasojë e këtj aksidenti rruga është bllokuar.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”.

(Kosova Sot Online)