Policia: Vrasja në Prishtinë erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve, dy persona janë në kërkim

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 09:01
Policia: Vrasja në Prishtinë erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve, dy persona janë në kërkim

Policia e Kosovës ka treguar detaje se deri tek vrasja mbrëmë që ndodhi në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e konfrontimit në mes të dy grupeve, ku ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK.

Policia njofton se dy të dyshuar janë në kërkim.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)