Prishtinë: Këmbësorja që u godit dje nga treni, në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 09:41
Prishtinë: Këmbësorja që u godit dje nga treni, në gjendje të rëndë

Një këmbësore është goditur nga treni dje në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policies, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku dërguar për trajtim në QKUK.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 26.03.2024-16:31. Raportohet se në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë, ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë treni /lokomotiva që drejtohej nga makinisti mashkull kosovar dhe këmbësorja femër kosovare. Si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast e njëjta është dërgua në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)