Shefi i OSBE-së në Kosovë shkon te Lajçak në Bruksel: Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 10:45
Shefi i OSBE-së në Kosovë shkon te Lajçak në Bruksel: Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dje në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shkruar se me Davenport kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, detyrat respektive dhe pritshmëritë për muajt e ardhshëm.

“Shumë i lumtur që u takova me kreun e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, në Bruksel dje. Ne folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, detyrat respektive dhe pritshmëritë për muajt e ardhshëm”.

(Kosova Sot Online)