Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Novobërdë

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 11:40
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Novobërdë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në Novobërdë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi i policisë:

HETIM I VDEKJES

Novobërdë 26.03.2024-17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)