Varrimi i të vrarit mbrëmë në Prishtinë do te bëhet në Bellopojë të Podujevës

  • S.A /
  • 27 March 2024 - 12:27
Varrimi i të vrarit mbrëmë në Prishtinë do te bëhet në Bellopojë të Podujevës

Egzon Haziri, 30 vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë, do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Bollopojë të Podujevës, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Llapi.info varrimi do të mbahet në orën 16:00.

Haziri u vra mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë.

Deri tek vrasja e tij dhe plagosja e tre të tjerëve erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve.

Ndërkaq shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka konfirmoi se sot ka vdekur edhe kalimtarja e rastit që u plagos gjatë gjuajtjeve me armë zjarri.

(Kosova Sot Online )