Osmani: Shfarosja e popullit shqiptar dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit serb

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 16:45
Osmani: Shfarosja e popullit shqiptar dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit serb

Presidentja Vjosa Osmani sot ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Brutaliteti i regjimit gjenocidal serb përgjatë muajit mars të vitit 1999 përfshiu pjesë të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars të atij viti, në lagjen “Dardania”, në Pejë, ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë.

Osmani thotë se shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit kriminal serb në të gjitha vendet ku u kryen masakrat në tërë territorin e Kosovës.

“Në këtë përvjetor, bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për drejtësinë dhe të vërtetën. Qoftë i përhershëm kujtimi për 40 të vrarët në lagjen “Dardania””.

(Kosova Sot Online)