Osmani: Për anëtarësimin e plotë në Këshill të Evropës do të punojmë me aleatët

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 17:20
Osmani: Për anëtarësimin e plotë në Këshill të Evropës do të punojmë me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës.”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)