Edhe dy kosovarë shpallen në kërkim për vrasje në tentativë

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 19:34
Edhe dy kosovarë shpallen në kërkim për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina,  kërkohen për veprën “vrasje në tentativë” që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia apelon qytetarët që nesë kanë informata rreth vendndodhjes së tyre ta njoftojnë policinë.

(Kosova Sot Online)