Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 20:19
Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropën.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane.

Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar ai në X.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

(Kosova Sot Online)