Kryetari i Istogut bën postimin prekës për vëllain: Deri herën tjetër Trim Ferati

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 20:30
Kryetari i Istogut bën postimin prekës për vëllain: Deri herën tjetër Trim Ferati

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shkruar për vdekjen e vëllait të tij, Trimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim prekës, Ferati drejtohet me fjalët “Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!”.

“Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Trim - trimi jonë.
Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht! 
Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm! 

Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash! 

Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë! 

Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë!
Përgjithmonë, Trimi jem!
Përgjithmonë, Iliri yt!

(Kosova Sot Online)