Civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 20:42
Civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Harkivit, duke vrarë një person dhe plagosur 16 të tjerë, tha kryetari i qytetit, Ihor Terekhov, përderisa Ministria e Jashtme e Ukrainës edhe një herë i bëri thirrje Uashingtonit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më 27 mars, edhe të paktën dy civilë u vranë nga sulmet ruse në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës.

Sulmi në Harkiv kishte për cak një ndërtesë banimi, shkroi Terekhov në Telegram, duke e përshkruar sulmin si “një tjetër akt të terrorit të përgjakshëm kundër ukrainasve”.

(Kosova Sot Online)