Ja pse Memli Krasniqi nuk po i del përballë Albin Kurtit

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 21:26
Ja pse Memli Krasniqi nuk po i del përballë Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se që kur është bërë kryetar i PDK-së në vitin 2021, ka dhënë deklarata se “PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më tutje, ai ka thënë se kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale.

“99% të deklarimeve të mia që kur jam bërë kryetar i PDK-së, kanë qenë qëllimisht kur kam thënë se PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale, e sidomos sot nuk është koha për protagonizëm liderist, nuk është koha për lidershqip autoritar”, ka thënë Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)