Lexoni edhe:
Sot mësohen dy gjysmëfinalistët tjetër të Ligës Unike
Sot nga ora 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i disa specifikave teknike për votimin e 21 prillit në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, transmeton "Kosova Sot Online ".
Një prej tyre është edhe “shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes teknike të kamerave në vendvotime”.
Sot mësohen dy gjysmëfinalistët tjetër të Ligës UnikeLexoni edhe:
Edhe kjo pikë e rendit të ditës vlen vetëm për procesin e votimit të 21 prillit, ku qytetarët do të votojnë nëse janë për apo kundër shkarkimit të kryetarëve.
Gazeta Express ka pyetur zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, se a do të ketë kamera në vendvotime për votimin e 21 prillit dhe a do të vlejë kjo edhe për zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pranuar përgjigje.
Përveç kësaj, KQZ sot pritet të shqyrtojë dhe miratojë edhe specifikat teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër, specifikat teknik për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve, specifikat teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së, specifikat teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve, specifikat teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv, specifikat teknike për vula te fletëvotimeve, specifikat teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit, programin orientues për anëtarët e KKZ në katër komunat, plotësimin për anëtar të KKZ-së në Zveçan, njoftimin me fazat e informimit publik për procesin e votimit për apo kundër largimit të Kryetarëve nga funksioni në Komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Më 21 prill serbët në katër komunat veriore do t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve shqiptarë që dolën fitues në zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar. Ky votim konsiderohet të ketë sukses nëse së paku bëhen 50%+1 votë. Pas kësaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpall datën e zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online )