Sekuestrohen vila me dokumente të falsifikuara në kryeqytetin shqiptar

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 18:00
Sekuestrohen vila me dokumente të falsifikuara në kryeqytetin shqiptar

Shtatë vila të ndërtuara me dokumente të falsifikuara janë sekuestruar në Tiranë, ndërsa të pandehur janë marrë 10 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vilat, në zonën e Mulletit, janë pajisur formalisht me leje rindërtimi, por sipas hetimit të prokurorisë, ka rezultuar se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre ndërtimeve, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë.

(Kosova Sot Online)