Vazhdon aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 19:35
Vazhdon aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve

Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Inspektoratit të Prishtinës, “janë shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit”.

“Aksioni do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet askush që vepron pa leje të organeve kompetente”, thuhet në njoftim.  

(Kosova Sot Online)