Mandl: E përshëndes vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit

  • A P /
  • 28 March 2024 - 20:36
Mandl: E përshëndes vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai në një intervistë dhënë në Info Plus, tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.

Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.

Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.

Mendli ka folur dhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.  

Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.

Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.

“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.

(Kosova Sot Online)