Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur nga Leposaviqi
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, përcjell "Kosova Sot Online".
“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikëseve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)