Ministri italian i Mbrojtjes vjen në Kosovë

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 09:34
Ministri italian i Mbrojtjes vjen në Kosovë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, sot do të qëndrojë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njoftimi u bë publik nga ministria e Mbrojtjes e Italisë, ku u tha se kreu i këtij dikasteri do të vizitojë ushtarët italianë në kuadër të KFOR-it për të festuar të Premten e Madhe.

“Po nisem për Kosovë për të kaluare të Premten e Madhe me ushtrinë tonë. Atyre u sjell përshëndetjet dhe afërsinë mirënjohëse të shtetit dhe italianëve. Është gjithashtu një mundësi e çmuar për takime të rëndësishme institucionale”, tha ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

(Kosova Sot Online)