Petkoviq sot do të takohet me përfaqësuesit e KUINT-it
Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, sot do të takohet me përfaqësuesit e vendeve të KUINT-it në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Siç njofton zyra e tij, në takim do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret.
Takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në “Pallatin e Serbia”.
(Kosova Sot Online)